Tërmeti la qindra viktima në zonën e disa qyteteve në Turqi dhe Siri.
Qindra persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit 7.4 ballë sipas Rihterit, i cili goditi pjesën jugore të Turqisë në orët e para të mëngjesit. Nga e gjithë bota po vijnë mesazhe ngushëllimi dhe gatishmërie për të ndihmuar.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se është në kontakt me Erdoganin dhe Çavuşoğlun pas tërmetit në Turqi, duke shtuar se “aleatët aktualisht po mobilizojnë mbështetjen”.
Mbretëria e Bashkuar ka reaguar gjithashtu nëpërmjet sekretarit të jashtëm Cleverly, i cili thotë se MB-ja qëndron e gatshme të dërgojë ndihmë për pasojat e tërmetit 7.4 ballësh që goditi Turqinë jugore.
Edhe Franca shprehu solidaritetin e saj me Turqinë, duke i dërguar ngushëllime popullit turk.
Mesazh ngushëllimi dërgoi edhe Rusia. Ata u solidarizuan me Turqinë pas tërmetit shkatërrues, duke shprehur shpresën se ky vend do ta kalojë fatkeqësinë me sa më pak humbje.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nga ana tjetër shkroi në profilin e tij në Twitter se Kievi është i gatshëm të ofrojë ndihmë për Ankaranë pas tërmetit 7.4 shkallësh që goditi pjesët jugore të Turqisë.
“I shpreh ngushëllimet e mia Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, popullit turk dhe familjeve të atyre që humbën jetën në tërmetin në Turqi dhe u uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve. Ne jemi me popullin turk në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë”, tha ai. Zelensky.
Presidenti izraelit Isaac Herzog shprehu gatishmërinë e Tel Avivit për të mbështetur Ankaranë në tejkalimin e pasojave të tërmetit shkatërrues.
Kryeministri indian Narendra Modi tha në një mesazh se ai ishte thellësisht i prekur nga humbjet e jetës dhe dëmet materiale në tërmetin shkatërrues në Turqi.
Presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev, i dërgoi një mesazh ngushëllimi Erdoganit lidhur me vuajtjet e njerëzve nga tërmeti në jug të Turqisë.
Azerbajxhani ka dërguar ekipe të shumta kërkim-shpëtimi në Turqi dhe presidenti Aliyev deklaroi në një mesazh për kolegun e tij Erdoğan se Baku është i gatshëm të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për popullin vëlla turk.
Edhe Pakistani i dërgoi një mesazh ngushëllimi Turqi për humbjen e jetëve në tërmetin shkatërrues.
Duke kujtuar se Turqia i ka zgjatur dorën e ndihmës Pakistanit në të gjitha momentet e vështira, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif theksoi se Islamabadi do t’i ofrojë gjithë ndihmën e mundshme popullit turk.
Tërmeti la qindra viktima në zonën e disa qyteteve në Turqi dhe Siri.