RTV AHIRETI
ArtikujFeaturedLajmeLajmet

Mesazhi.com, 18 vjet bashkë!

mesazhi.com,-18-vjet-bashke!

Filloi punën si alternativë ndryshe në trojet shqiptare. Portali Mesazhi.com tashmë mbushi 18 – vjet.

Ishte viti 2005 kur Mesazhi.com, ndër portalet e para në trojet shqiptare, vendosi të nisë punën me qëllimin e vetëm: pasqyrimin e shpejtë të ngjarjeve kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.

Që nga ajo kohë, portali me besueshmërinë më të madhe në trojet shqipfolëse Mesazhi.com, vazhdon të mbajë primatin për profesionalizëm, saktësi, paanshmëri dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Për këto 18- vjet qindra mijëra lexues i mbetën besnik portalit tonë.

Ndërsa arritëm miliona shikime.

Andaj Mesazhi.com falënderon të gjithë lexuesit, si brenda trojeve tona, ashtu edhe diasporën në mbarë botën dhe i inkurajon që të vazhdojnë të na ndjekin, të na këshillojnë me komentet e tyre, por pse jo edhe të na kritikojnë.

Ne, kritikën e marrin si këshillë, e lëvdatën motiv për të vazhduar punën edhe më tej.

Gjithçka është e lehtë kur jemi bashkë!

Vazhdojmë me të vërtetën!

Related posts

Austria shtrëngon procedurat e azilit në aeroporte dhe zgjeron sanksionet sipas rregullave të reja të BE-së

admin

Azerbajxhani reagon ndaj deklaratave pro Armenisë të presidentit francez

admin

OKB: Bota të përgatitet për El Ninjon dhe temperatura të reja rekorde

Muhamet Ramadani