Dy kolonë u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë në një sulm të armatosur pranë një vendbanimi hebre në rajonin e Luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite, raportohet se një sulm i armatosur është kryer në një automjet pranë vendbanimit ilegal hebre Hamra në Luginën e Jordanit. Në deklaratë thuhet se njësitë e ushtrisë kanë nisur operacionet e kërkimit në zonë.
Shërbimi i ndihmës emergjente “Ylli i Kuq i Davidit” njoftoi se ata ndërhynë në tre viktima të pavetëdijshme dhe të plagosur rëndë të sulmit të armatosur.
Organizata e Transmetimeve Publike izraelite (KAN) njoftoi se nga sulmi mbetën të vrarë 2 persona dhe një tjetër u plagos rëndë.
Burimet palestineze theksuan se ata që u sulmuan ishin kolonë hebrenj.
Në rrjetet sociale u shpërndanë foto që tregojnë se automjeti i cili u sulmua nga një sulm i armatosur humbi kontrollin dhe u aksidentua.


