RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rezistenca e izraelitëve me protesta

rezistenca-e-izraeliteve-me-protesta

Izraelitët kanë protestuar përsëri në Tel- Aviv kundër planeve të qeverisë së Benjamin Netanyahur për dobësimin e Gjykatës Supreme. Protestuesit kanë valuar flamujt izraelitë dhe kanë shfaqur edhe një poster me fjalët “Krim-ministri” dhe fotografinë e Netanyahut.

Vëmendja e izraelitëve shumë shpejt do të kalojë nga protestat në gjykatë. Të martën, në gjykatë do të vendoset për ligjshmërinë e pjesës së parë të ligjit për dobësimin e sistemit gjyqësor, të cilën e kishte miratuar Kneseti në muajin korrik.

Me këtë ligj kufizohet pushteti i sistemit gjyqësor për të rrëzuar vendimet e marra nga koalicioni në pushtet. Nëse gjykata rrëzon ligjin dhe vendos për pushtetin e saj, Izraeli mund të përballet me krizë të thellë kushtetuese.

Protestuesit kanë thënë se gjykata duhet të ketë pushtet për të kontrolluar koalicionin qeverisës. Ata frikësohen se pa gjykatën e fuqishme për kontrollin e vendimeve të Parlamentit, koalicioni i Netanyahut mund të shkelë të drejtat e minoriteteve dhe të lëvizë drejt planeve për aneksimin e Bregut Perëndimor. Protestuesit kanë thënë se kanë dalë në rrugë për të shpëtuar demokracinë e Izraelit. /koha

Related posts

Shefi i OBSH-së: Bota po përballet me rritje të rasteve të koronavirusit dhe lisë së majmunit

admin

Vdes një person si pasojë e një vetaksidenti në Suharekë

admin

“Ndihem e frikësuar”- Dorëhiqet njëra prej pjesëtarëve të trupit gjykues në rastin kundër Donald Trump

admin