RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britani e Madhe, sindikata e drejtuesve të trenave paralajmëron qeverinë për ligjin kundër grevës

britani-e-madhe,-sindikata-e-drejtuesve-te-trenave-paralajmeron-qeverine-per-ligjin-kunder-greves

Meqë qeveria britanike pritet të shpallë ligjin për zbatimin e “nivelit minimal të shërbimit” në gjashtë sektorë të goditur nga greva në ditët në vijim, duke përfshirë hekurudhat, arsimin dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor, udhëheqësi i një prej sindikatave më të mëdha paralajmëroi se rregullat që kufizojnë grevat mund të kenë efekte të padëshiruara indirekte, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deklarata erdhi në kohën kur pothuajse asnjë tren nuk qarkulloi në shumicën e pjesëve të Anglisë të enjten, ndërsa drejtuesit e trenave të 15 kompanive operuese hyjnë në grevë.

“Ne aktualisht, me 11 sindikata të tjera, jemi duke ndërmarrë veprime ligjore kundër disa ligjeve të fundit që ata vendosën, dhe do ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen”, deklaroi për Sky News Mick Whelan, sekretar i përgjithshëm i sindikatës ASLEF, i cili përfaqëson 96 për qind të drejtuesve të trenave në Angli, Skoci dhe Uells.

Ligji kërkon që një pjesë e anëtarëve të sindikatave të vazhdojnë të punojnë për të mbajtur një “nivel minimal” shërbimi. Grevat mund të konsiderohen të paligjshme nëse sindikatat refuzojnë të ofrojnë nivelin minimal.

“Nëse qeveria heq dorë nga ajo që po bën, ne do të mbetemi me një sistem hekurudhor në thelb të pasigurt. Ne tashmë kemi ligjet më autoritare të grevës dhe ligjet e sindikatave në Evropë”, shtoi Whelan.

Related posts

Rama i drejtohet Kurtit: Kosova ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë

admin

Kryeministrja e Italisë nga Tirana: Kemi përgjegjësi të mëdha ndaj Ballkanit Perëndimor

admin

Për herë të parë nga paslufta, Policia e Kosovës filloi patrullimin ujor në kufi me Serbinë

admin