RTV AHIRETI
Shëndetësi

Jeni të lodhur nga ngarkesa e përditshmërisë? Ja si ta përballoni atë

jeni-te-lodhur-nga-ngarkesa-e-perditshmerise?-ja-si-ta-perballoni-ate

Ritmi i vrullshëm i jetës që është karakteristikë e kohës sonë na imponon stresin e përgjegjësive dhe të punëve të përditshme, pavarësisht nëse jemi në shtëpi apo në punë.

Përvetësohu në përparësitë e tua

Në vend që ta mbingarkosh programin me aktivitete dhe ngjarje të panevojshme, mendo se cilat janë përparësitë e tua që tani dhe fillo të punosh për to.

Vendos limitet dhe thuaj jo

Mos harro se ndonjëherë duhet t’u thuash jo gjërave të bukura që të jesh në gjendje t’u thuash po gjërave më të rëndësishme. Kur ke vështirësi për të thënë jo, programi yt bëhet i ngjeshur me gjëra që nuk të duhen, nuk ke nevojë dhe gjëra që në të vërtetë nuk dëshiron t’i bësh.

Kujdesu për veten

Kur je i mbytur nga përgjegjësitë, ndalu për një çast dhe mendo nëse në të gjithë këtë proces plot shqetësime dhe strese e ke pyetur veten se si mund të ndikojë kjo në shëndetin tënd mendor dhe fizik.

Deri në ç’masë kujdesesh për veten? Mendon se mjafton kjo? Mos harro se kujdesi për veten përfshin të 4 aspektet e qenies sate: mendore, emocionale, shpirtërore dhe fizike.

Përpiquni t’i kushtoni vëmendje të mjaftueshme secilit prej këtyre 4 aspekteve dhe brenda një kohe të shkurtër do të vini re një përmirësim që, nga ana tjetër, do t’ju japë më shumë siguri dhe mundësi për të shijuar jetën e përditshme.

Related posts

Niveli i lartë i trigliceridet rrit rrezikun e vdekjes, zbuloni si ta ulni pa ilaçe

admin6

Nuk ka kurë për artritin, por këto katër fruta mund të shpëtojnë kyçet tuaja

admin

Jo vetëm për gatim, si ta shfrytëzoni nenexhikun për të mbaruar këto punë të bezdisshme shtëpie

admin