RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministrja e Italisë nga Tirana: Kemi përgjegjësi të mëdha ndaj Ballkanit Perëndimor

kryeministrja-e-italise-nga-tirana:-kemi-pergjegjesi-te-medha-ndaj-ballkanit-perendimor

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se si vende të Bashkimit Evropian (BE), kanë përgjegjësi të mëdha ndaj Ballkanit Perëndimor, veçanërisht pas luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrëse në Samitin BE-Ballkani Perëndimor të zhvilluar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, Meloni bëri një deklaratë të shkurtër për shtypin përpara takimit.

Në vlerësimin e saj për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, Meloni tha: “Unë mendoj se kemi përgjegjësi të mëdha për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Mendoj se është e rëndësishme të inkurajohen proceset e anëtarësimit të këtyre vendeve në BE. Siç e dini, ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë, nga ekonomia te siguria kibernetike, në të cilat fokusohet edhe Italia”.

Meloni deklaroi se mund t’i besohet Italisë në këtë aspekt.

Related posts

Romanca “e çmendur” e zyrtarit kosovar me 60-vjeçaren nga Shqipëria përfundoi me vjedhje dhe shantazh

admin

Chollet mbërrin në Kosovë, takohet me Osmanin

admin

Presidenti iranian: Qëndrimi dhe mbështetja e Turqisë për Palestinën janë “për t’u lavdëruar”

Muhamet Ramadani