RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Britani e Madhe, temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 42 gradë Celsius

britani-e-madhe,-temperaturat-parashikohen-te-arrijne-deri-ne-42-grade-celsius

Teksa pritet të përjetohet dita më e nxehtë e regjistruar deri më tani në Britaninë e Madhe, popullata është këshilluar të mos dalë jashtë nëse nuk është absolutisht e nevojshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të rritjes së shpejtë të temperaturave në vend kohët e fundit, pothuajse i gjithë vendi është mobilizuar, nga qeveria britanike deri te kompanitë e transportit publik dhe shpërndarjes së energjisë. Sipas të dhënave zyrtare, temperatura dje në qytetin Suffolk ka arritur në 38,1 gradë celsius.

Ndërsa dita më e nxehtë në Britaninë e Madhe deri më tani u regjistrua në vitin 2019 me 38,7 gradë, ky rekord pritet të thyhet me temperaturat që do të arrijnë sot në 42 gradë në disa rajone.

Në një deklaratë, Zyra Meteorologjike Britanike lëshoi ​​​​një paralajmërim për kushte të rënda moti për pjesën e qendrore, veriore dhe juglindore të vendit.

Në deklaratë, kryeqyteti Londër, Manchester dhe Kent janë renditur ndër rajonet ku temperaturat ekstreme mund të përbëjnë rrezik kërcënues për jetën në vend sot.

Related posts

Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin japonez në Indi

Muhamet Ramadani

Shteti në SHBA e shpall 17 shkurtin e 2023-tës si “Ditë të Pavarësisë së Kosovës”

Muhamet Ramadani

Studentja japoneze që u konvertua në Islam po mëson arte turke në Stamboll

admin