RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britani, protesta në Londër për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë

britani,-protesta-ne-londer-per-shkak-te-rritjes-se-cmimeve-te-energjise

Në Londër të Britanisë së Madhe sot janë mbajtur protesta për shkak të rritjes së faturave të energjisë dhe rritjes së kostos së jetesës, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestat u organizuan në kuadër të fushatës “Warm This Winter (Ngrohtë këtë dimër) me qëllim ndërgjegjësimin për kostot e jetesës, emergjencat klimatike dhe krizat energjetike. Pjesëmarrësit e fushatës duan të ndikojnë në përmirësimin e efikasitetit të energjisë duke investuar në burime të rinovueshme të energjisë, më të mira për njerëzit dhe planetin.

Në protesta u tha se autoritetet duhet të marrin masa urgjente për t’iu mundësuar qytetarëve ta kenë ngrohtë këtë dimër si dhe të ulet varfëria.

Related posts

Ndalohen punimet në 17 vendpunishte

Kushtrim Guraj

FOTO/ “Dyshonte se ishte eskortë për klientë VIP”- Krim pasioni në Dubai, avokati rus masakron për vdekje me gërshërë ish-gruan asistente fluturimesh!

admin

“Asnjë shtet nuk mund të kryejë kërkime për hidrokarbure brenda shelfit kontinental të Turqisë”

admin