RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania do të ndalojë hyrjen në vend për kolonët hebrenj të paligjshëm pro-ekstremistë

britania-do-te-ndaloje-hyrjen-ne-vend-per-kolonet-hebrenj-te-paligjshem-pro-ekstremiste

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron deklaroi se kolonët hebrenj të paligjshëm pro-ekstremistë shënjestrojnë dhe vrasin civilët palestinezë dhe se hyrja e tyre në Britani do të ndalohet, transmeton Anadolu.

Përmes një postimi nga llogaria e tij X, Cameron theksoi se shënjestrimi dhe vrasja e civilëve palestinezë nga kolonët hebrenj të paligjshëm pro-ekstremistë, vendos në rrezik sigurinë dhe stabilitetin për izraelitët dhe palestinezët.

“Sulmet në fjalë të Izraelit duhet të ndalohen dhe duhet të kërkohet llogari nga autorët. Ndalojmë hyrjen në Britani për personat përgjegjës të dhunës së kolonëve, në mënyrë që vendi ynë të mos presë ata që kryejnë këto veprime të tmerrshme”, tha Cameron.

Related posts

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, kërcen me ushtarët izraelitë

Muhamet Ramadani

Bideni mirëpret vendimin e GJNP-së për të lëshuar urdhëarrest për Putinin

admin

I përfshirë në trafikun e drogës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

admin