RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën deri në fitore

britania:-do-te-vazhdojme-te-mbeshtesim-ukrainen-deri-ne-fitore

Britania ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur Ukrainën deri në fitoren e saj kundër Rusisë.

Në fjalimin që pritet të mbahet ditën e sotme, Cleverley do të theksojë mbështetjen e Londrës në përpjekjet e Ukrainës për të larguar forcat e armatosura ruse dhe se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta njohë kurrë aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës në Federatën Ruse.

“Ne nuk jemi komentues. Ne jemi pjesëmarrës në ngjarjet në terren, bëjmë ndryshimin duke mbrojtur vlerat tona”, sipas shefit të diplomacisë britanike.

Britania ka ofruar miliarda paund ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit ushtarak rus më 24 shkurt.

Rikujtojmë se pak ditë më parë kryeministrja britanike, Liz Truss, njoftoi në Asamblenë e Përgjithshme të 77-të të Organizatës të Kombeve të Bashkuara se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën deri në fitoren e saj. /abcnews

Related posts

Luftime nga veriu në jug, 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

admin

Qeveria franceze përballet me mocion mosbesimi

rezart morina

Tensionet Kosovë-Serbi, sot në Bruksel takohen Kurti dhe Vuçiq

admin