RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania e Madhe, vendi i parë që miraton vaksinën specifike të “Modernas” kundër variantit Omicron

britania-e-madhe,-vendi-i-pare-qe-miraton-vaksinen-specifike-te-“modernas”-kunder-variantit-omicron

Britania e Madhe është vendi i parë që aprovon vaksinën përforcuese specifike kundër dy varianteve të virusit Covid-19, që pritet të vihet në përdorim te të rriturit në Britani në vjeshtë.

Agjencia Rregullatore e Shëndetësisë dhe e Produkteve (MHRA) ka autorizuar përdorimin e vaksinës së re të kompanisë farmaceutike “Moderna”, që lufton njëkohësisht variantin origjinal të Covid, dhe variantin “Omicron”.

E njohur si “mRNA-1273.214”, doza është version i përmirësuar i vaksinës anti-kovid të kompanisë “Moderna”, që është tashmë në përdorim si dozë e parë, e dytë dhe përforëcuese.

Britania e Madhe është vend i parë që aprovon përdorimin e saj.

Moderna nuk është kompania e vetme që ka ndryshuar formulën e vaksinave kundër koronavirusit.

Edhe kompania tjetër amerikane, “Pfizer” është duke zhvilluar vaksina që shënjestrojnë variantin Omicron. /atsh

Related posts

Deri në shtatë orë e gjysmë pritje në Merdar

admin

Luftëtarët palestinezë ‘infiltrohën’ në veri të Gazës, grupe të reja luftojnë në jug

rezart morina

Escobar sonte në Prishtinë, takon opozitën

rezart morina