RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanadasë i kërkohet të sjellë më shumë afganë që përballen me rrezikun e vdekjes nga talebanët

kanadase-i-kerkohet-te-sjelle-me-shume-afgane-qe-perballen-me-rrezikun-e-vdekjes-nga-talebanet

Kanadaja është kritikuar për ritmin e ngadaltë në sjelljen e refugjatëve afganë në vend, derisa talebanët shënojnë një vit nga rimarrja e kontrollit në vendin e rrethuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i grupit jofitimprurës të veteranëve kanadezë ‘Aman Lara’, Brian Macdonald, që punon për të sjellë afganët të sigurt në Kanada, tha se qeveria ka sjellë 17.300 afganë që ndihmuan ushtrinë kanadeze në betejën e saj kundër talebanëve autoritar, por kjo shifër është shumë larg nga 40 mijë afganë të premtuar.

“Kur nuk ishim në gjendje t’i nxjerrim jashtë një vit më parë, ishte shkatërruese. Këta njerëz që kanë ndihmuar Kanadanë tani duhet të ngrihen dhe të shkojnë në një zyrë që kontrollohet nga talebanët, të japin emrin dhe adresën e tyre dhe datat e lindjes së fëmijëve të tyre. Është një gjë shumë e rrezikshme për ta bërë”, tha Macdonald.

Por qeveria kanadeze tha se ka shtuar më shumë staf për të përpunuar aplikimet dhe se vendi ka një nga programet më të mëdha të refugjatëve afganë në botë.

Zv/kryeministrja e Kanadasë, Chrystia Freeland, tha se vendi i saj mund të mbajë kokën lart kur bëhet fjalë për përgjigjen ndaj afganëve në krahasim me atë të aleatëve të vendit.

“Ka shumë më tepër punë për të bërë dhe ata duhet të vazhdojnë të punojnë për të sjellë më shumë njerëz nga Afganistani në Kanada. Kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë”, tha Freeland.

Macdonald gjithashtu tha se me jetë në rrezik, Kanada duhet të përshpejtojë ritmin dhe t’i largojë ata afganë nga kontrolli i talebanëve dhe rreziku i vdekjes.

“Një vit më parë ishim në panik për të nxjerrë sa më shumë njerëz jashtë. Ne të gjithë menduam se ajo dritare ishte mbyllur, se njerëzit që nuk dolën ishin ngecur në Afganistan. Por ajo që kemi mësuar gjatë vitit të kaluar është se ende mund t’i largojmë ata. Ne thjesht duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të nxjerrim sa më shumë njerëz që të jetë e mundur”, u shpreh Freeland. /aa

Related posts

Arti në zi! Ndahet nga jeta këngëtari shqiptar

admin

Votimi i rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Kurti: Arritje e madhe për popullin dhe shtetin tonë

admin

Gazetarë shqiptarë e serbë mbrojnë pronarin e kafenesë në Zveçan, që u hapi derën

admin