RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania përgatit vaksinën për pandeminë e ardhshme

britania-pergatit-vaksinen-per-pandemine-e-ardhshme

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh për rrezikun e shfaqjes së një pandemie të re. E një strukturë kërkimore e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar po fokusohet në zhvillimin e vaksinave për një “Sëmundje X”, ende të panjohur.

Derisa efektet e pandemisë COVID-19 janë ende të dukshme në mbarë botën, shkencëtarët në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) kanë filluar përgatitjet për pandeminë e ardhshme, raporton agjencia AP.

Ata po e quajnë atë “Sëmundja X”, një patogjen ende i panjohur që mund të zhvillohet nga një numër virusesh shtazore, që kanë aftësinë të infektojnë njerëzit.

Më shumë se 200 shkencëtarë në kompleksin laboratorik të sigurisë së lartë të qeverisë po merren me zhvillimin e vaksinave.

Qëllimi i këtyre kërkimeve, pjesë e një përpjekjeje globale, është arritja e krijimit të një vaksine brenda 100 ditëve nga zbulimi i një virusi të ri me potencial për t’u zhvilluar në një pandemi.

Në këtë mënyrë po krijohen përgatitje për të zbutur dhe trajtuar çdo shpërthim të ri të viruseve.

Shkencëtarët po përdorin të gjitha të dhënat dhe hulumtimet mbi një shumëllojshmëri të patogjeneve me rrezik të lartë duke përfshirë këtu edhe gripin e shpendëve, meqë aktualisht mendohet të jetë ndër më të mundshmit për t’u përhapur globalisht. /koha

Related posts

Ofensiva e kufitare e Ukrainës në Rusi mijëra trupa, tanke dhe automjete të blinduara hyjnë në rajonin e Kurskut! Zelensky: Do të rivendosim drejtësinë

admin

Afganët gërmojnë me duar rrënojat në kërkim të të mbijetuarve

admin

Studentët protestojnë kundër partneriteteve izraelite në Universitetin Leiden të Holandës

RTI