RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy: Sulmi kundër Rusisë po përparon me “vështirësi” dhe “ngadalë”

zelenskyy:-sulmi-kunder-rusise-po-perparon-me-“veshtiresi”-dhe-“ngadale”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se sulmi që vendi i tij ka filluar kundër Rusisë po përparon me “vështirësi” dhe “ngadalë”, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për institucionet e shtypit të Amerikës Latine, Zelenskyy tërhoqi vëmendjen se ushtria ukrainase ka filluar më parë një kundërsulm ndaj forcave ushtarake ruse. “Sulmi është i vështirë dhe përparon më ngadalë se sa dikush do të dëshironte”, tha ai.

“Armët që posedojmë janë të pamjaftueshme dhe për këtë arsye është shumë vështirë të luftosh”, theksoi Zelenskyy duke shtuar se Rusia duhet të largohet nga territoret e Ukrainës.

“Ukraina nuk planifikon të vazhdojë luftën në territoret ruse. Nuk kemi patur kurrë një objektiv të tillë. Do të çlirojmë nga pushtimi territoret tona”, tha presidenti ukrainas.

Formula e Paqes

Duke tërhequr vëmendjen se kanë zhvilluar një formulë lidhur me ndërtimin e paqes në Ukrainë, Zelenskyy tha: “Kjo formulë është rruga më e drejtë dhe e vetme diplomatike për të siguruar paqen në Ukrainë”.

Ai shtoi se kjo formulë mund të përdoret në procesin për zgjidhjen e çështjeve në botë.

Related posts

Familja Kennedy përballet me një tjetër tragjedi, mbesa e ish-presidentit të SHBA diagnostikohet me leukemi të rrallë

admin

Grupi jemenas Houthi thotë se do të vazhdojë veprimet ushtarake kundër Izraelit dhe të bllokojë anijet e tij

Muhamet Ramadani

Forcat e Mbështetjes së Shpejtë që akuzohen për masakrat në Sudan, marrin fuqi nga minierat e arit

Muhamet Ramadani