RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania projektligj për refugjatët nga Ruanda

britania-projektligj-per-refugjatet-nga-ruanda

Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar është arbitri përfundimtar që do të vendosë për azilkërkuesit që hyjnë në vend

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar zbuloi planin e saj për një projektligj të ri si zgjidhje për dërgimin e refugjatëve në Ruanda.

Sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, projektligji, nëse miratohet, do të lejojë që Mbretëria e Bashkuar të mos respektojë vendimet e Gjykatës Euopiane të të Drejtave të Njeriut dhe të vazhdojë të shtyjë përpara planin e saj për dërgimin e refugjatëve në Ruandë.

Sekretari i Shtetit për Drejtësinë e Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab deklaroi se propozimi, i cili i është dorëzuar parlamentit, e bëri të qartë se Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar është arbitri përfundimtar i çështjeve të lidhura me të drejtat e njeriut në vend dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk janë ligjërisht të detyrueshme për Britaninë e Madhe.

Edhe pse Britania e Madhe është tërhequr nga Bashkimi Europian ajo ende mbetet në kuadër të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Dominic Raab ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk ka ende plane për të dalë nga konventa, megjithëse disa anëtarë të Partisë Konservatore në vend kanë propozuar që vendi të tërhiqet plotësisht.

Në Prill, Mbretëria e Bashkuar dhe Ruanda arritën një marrëveshje për të dërguar azilkërkuesit që nuk ishin të autorizuar të hynin në Britani, ndërsa më 14 Qershor, do të bëhej edhe fluturimi i parë për të dërguar refugjatët e planifikuar por një vendim i Gjykatës Europiane anuloi avionin me azilkërkues të deportoheshin drejt Ruandës. Mes tyre ndodhej edhe një shqiptar 26-vjeçar i cili deklaroi se ishte viktimë e trafikimit.

Shumica e refugjatëve që shkojnë në Britaninë e Madhe janë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut që janë në luftë dhe janë zhytur thellë në varfëri. Ndërkohë që këto vende perëndimore janë larguar nga përgjegjësitë e tyre, duke fajësuar njëri-tjetrin për çështjen e refugjatëve dhe duke u përpjekur të dërgojnë azilkërkues në vende të tjera. /klannews

Related posts

Serbët kanë paralajmëruar edhe sot protesta në veri

admin

Shqiptarët në veri në gjendje të rëndë pas vërshimeve

Muhamet Ramadani

Vuçiqi thotë se pasnesër mund të ketë marrëveshje Kosovë – Serbi

admin