RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britanikët duan të kthehen në Bashkimin Evropian

britaniket-duan-te-kthehen-ne-bashkimin-evropian

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar do të votonin për t’u ribashkuar në BE nëse do të mbahej një referendum i ri, ka zbuluar një sondazh kombëtar. Sondazhi erdhi tetë vjet pasi votimi i Brexit çoi në daljen e Britanisë nga blloku, raporton Rush Today.

Sipas sondazhit, i cili përfshiu më shumë se 2,000 qytetarë britanikë në fund të muajit të kaluar, rreth 59 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për kthimin në BE në një referendum të ri hipotetik.

Në të kundërt, 41% thanë se do të ishin kundër ribashkimit në bllok.

Më shumë se 60 përqind e votuesve thanë se do të mbështesin lidhje më të ngushta me Brukselin që nuk do të përfshinte ribashkimin zyrtar me bllokun ose tregun e tij të vetëm ose bashkimin doganor. Vetëm 17% e të anketuarve e kundërshtuan këtë, ndërsa 20% të tjerë ishin të pasigurt.

Në mesin e votuesve britanikë, rreth 55 për qind besojnë se vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian ishte një veprim i gabuar, ndërsa 34 për qind mbeten me atë vendim. /abcnews

Related posts

​Von der Leyen bisedoi me Biden për dialogun Kosovë-Serbi: Ka një plan të mirë në tryezë

admin

KEK me prodhim të bollshëm, thonë se po punojnë me të gjitha kapacitetet

RTI

Presidenti Biden pritet me ceremoni shtetërore në Francë, dëshmohet partneriteti për sigurinë globale

admin