RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

me-marshim-drejt-qeverise,-perfundon-protesta-kunder-shtrenjtimit-te-rrymes

Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.

Protestuesit, të cilët fillimisht u mblodhën pranë objektit të KEDS-it, marshuan drejt ndërtesës së Qeverisë.

Gjatë protestës, ata mbanin pankarta me mbishkrime si: “Nuk e durojmë ma hajninë”, “Nuk sakrifikojmë ne për KEDS-in”, “Një popull nuk i nënshtrohet KEDS-it” dhe “Stop hajnisë me fatura të rrymës”.

Protesta, e cila nisi nga objekti i KEDS-it, u shoqërua me hedhje tymi, si dhe me arrestimin e një qytetari nga Policia e Kosovës.

Prani e shtuar e policisë u vërejt edhe para ndërtesës së Qeverisë, ku protestuesit përmbyllën marshimin.

Related posts

Lista Serbe: Nuk marrim pjesë në votim për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri

admin

Venezuela akuzon SHBA-në për synime mbi rezervat e naftës dhe kërkon ndërhyrjen e OPEC-ut

RTI

SHBA-ja vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

Kushtrim Guraj