RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedonia e Veriut do të shpenzojë 66 milionë euro për të siguruar mbrojtje kundërajrore

maqedonia-e-veriut-do-te-shpenzoje-66-milione-euro-per-te-siguruar-mbrojtje-kunderajrore

Drejtuesit shtetëror kanë dhënë detaje për finalizimin e marrëveshjes për blerjen e një sistemi të mbrojtjes kundërajrore nga Franca. Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, deklaroi se investimet në mbrojtje janë pjesë e rishikimit strategjik të mbrojtjes dhe pjesë e të gjithë planifikimit afatgjatë.

Ajo shpjegoi se kjo marrëveshje nuk ndërlidhet drejtpërdrejt me ndonjë kërcënim të afërt ndaj sigurisë së vendit. Ministrja i bëri këto komente sot gjatë mbajtjes prezantimit të Konferencës së komunikimit të vendeve anëtare të NATO-s, e cila ka në fokus aktivitetet informative gjatë pushtimit rus të Ukrainës, bashkëpunimin me partnerët në këtë fushë, komunikimet dixhitale dhe Konceptin e ri Strategjik të Aleancës.

“Po e finalizojmë kontratën për blerjen. Për disa vjet kemi negociuar me kompani të ndryshme. Ajo që u prezantua të premten para Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes dhe Sigurisë, është praktikisht dokumenti përfundimtar”

Ministrja Petrovska ka shpjeguar se vlera e përgjithshme financiare e kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Francës është 66 milionë Euro. Është parashikuar që pagesa do të bëhet për një periudhë katërvjeçare. Kreu i Mbrojtjes ka theksuar se në vazhdimësi do të ketë infestime në fushën e mbrotjes, një perpjekje për të sigur siguri për qytetarët. /shenja

Related posts

Zv/kryeministrja bullgare: Maqedonia e Veriut ta zbatojë marrëveshjen, nuk do të ketë kushte të reja

Muhamet Ramadani

Siria dhe Iraku raportojnë më shumë lëkundje termeti

Muhamet Ramadani

Inteligjenca artificiale, BE dhe SHBA lëshojnë një kod të përbashkët sjelljeje

Muhamet Ramadani