RTV AHIRETI
Shëndetësi

Brokoli, një perime ideale kundër diabetit

brokoli,-nje-perime-ideale-kunder-diabetit

Diabeti është një ndër sëmundjet më problematike të shekullit. Shifrat e lëshuara nga OBSh apo organizata të tjera tregojnë që ka një rritje alarmante të të prekurve nga diabeti.

Forma më e zakonshme e diabetit është diabeti i tipit të dytë, i cili stimulohet kryesisht nga mënyra e të jetuarit të një pacienti si : ushqimi jo i shëndetshëm dhe mungesa e aktivitetit fizik. Në këtë rast duhet nisur përdorimi i insulinës, një hormon që ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Nëse një pacient nuk përdor rregullisht insulinë, atëherë niveli i glicemisë në gjak do të rritet.

Të ushqyerit e shëndetshëm dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në kontrollin e diabetit. Një studim i fundit ka zbuluar se ngrënia ose konsumimi i brokolit në formë lëngu mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e diabetit të tipit 2.

Ndryshimet e mënyrës së jetesës, në veçanti duke mbajtur nën kontroll obezitetin, janë një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur nën kontroll sëmundjen. Ndërsa tek disa njerëz ilaçet mund të shkaktojnë edhe efekte anësore. Metformina, një ilaç i përdorur gjerësisht për këtë sëmundje pasi ul nivelet e sheqerit në gjak, nuk mund të merret nga 15% e njerëzve që vuajnë nga diabet për shkak të efekteve të saj në veshka.

Profesor Anders Rosengren, nga Qendra Universitare Lund e Diabetit në Suedi, thotë: “Meqë sulforafane ka shumë pak efekte anësore dhe mund të sigurohet lehtësisht nga brokoli për shembull, ai ka potencialin të bëhet një plotësues për trajtimet aktuale të diabetit të tipit 2”.

Profesori Rosengren rekomandon që personat të cilët vuajnë nga diabeti ose prediabeti, të përdorin brokolin si ushqim për të mbajtur nën kontroll sëmundjen ose parandaluar progresin e saj. Gjatë studimit 12-javor, nga 97 pacientë obezë, ata që morën brokoli pësuan rënie të konsiderueshme të niveleve të glukozës në gjak në gjendje esëll, krahasuar me ata që morën ilaçe. Përveç brokolit, sulforofane gjendet gjithashtu tek perimet të tjera të familjes së lakrës, si lakra e Brukselit, lulelakra etj.

Related posts

Pesë ushqime që mund të ndihmojnë në uljen e celulitit

rezart morina

Përfitimet shëndetësore nga fiqi

admin

106 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin