RTV AHIRETI
Kuzhinë

Shpageta pikante me ton: Një drekë e shpejtë me një shije italiane magjepsëse

shpageta-pikante-me-ton:-nje-dreke-e-shpejte-me-nje-shije-italiane-magjepsese

Ne kemi një recetë të mrekullueshme për një drekë të shijshme të shpejtë që do të jetë gati në 30 minuta

Përbërësit:

250 g domate qershi
1 qepë
2 thelpinj hudhër
1 spec të kuq djegës
185 g ton në vaj
½ tufë majdanoz
400 g shpageti
3 lugë vaj ulliri
▪ kripë dhe piper

Përgatitja:

Qëroni dhe copëtoni qepën dhe hudhrën, lani domatet e vogla dhe prisni secilën në gjysmë.

Pastroni, lani dhe prisni specin në kubikë të vegjël.

Kullojeni dhe grijeni tonin, dhe lani dhe grijeni majdanozin.

Ziejini spagetat në ujë të bollshëm me kripë derisa të zbuten.

Ngrohni vajin në një tigan dhe skuqni qepën dhe hudhrën.

Shtoni domatet, tonin dhe specin dhe skuqni për pak kohë së bashku me qepën dhe hudhrën.

Kulloni spagetat, përzieni me majdanoz dhe salcë dhe shtoni kripë dhe piper, sipas shijes tuaj.

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Shpageta pikante me ton: Një drekë e shpejtë me një shije italiane magjepsëse appeared first on Telegrafi.

Related posts

Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

admin

Kremoze dhe e përsosur: Tortë me kokos me dredhëza

admin

Receta origjinale e gjysheve tona për gurabijet: E lirë, e shpejtë dhe e lehtë

Muhamet Ramadani