RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Shkupi frymon si qytet i lirë”, Kovaçevski uron Ditën e Çlirimit të kryeqytetit

“shkupi-frymon-si-qytet-i-lire”,-kovacevski-uron-diten-e-clirimit-te-kryeqytetit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot, me rastin e 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit dërgoi urime për qytetarët.

“Sot festojmë 13 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shkupit. Ditë kur kujtojmë heroizmin, kur përkulemi para viktimave dhe luftëtarëve që luftuan trimërisht për çdo rrugë të qytetit, dhe në këtë ditë 78 vjet më parë u sollën qytetarëve të Shkupit lirinë e shumëpritur. Që nga ajo ditë Shkupi frymon si qytet i lirë”, thekson Kovaçevski.

Në emër të tij dhe në emër të Qeverisë shpreh respekt të thellë për të gjithë ata të cilët e dhanë jetën e tyre për lirinë e Shkupit dhe për të gjithë ata luftëtarë të cilët janë dëshmi e ditëve më të rëndësishme në historinë e kryeqytetit.

“Urime dhe na qoftë përjetësisht 13 Nëntori – Dita e Çlirimit të Shkupit”, thekson Kovaçevski në urimin. /shenja

Related posts

Irani përgatitet për një sulm të mundshëm amerikan! Imazhet satelitore tregojnë se hyrjet në termocentralin bërthamor të Isfahanit janë mbuluar me dhe!

admin

Maqedonci tregon se kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza

Muhamet Ramadani

A mund të jetë Trump nën telashe për shkak të Epstein-it?

RTI