RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetRajon dhe Botë

Bundestagu voton Ligjin për shtetësi, lajm i mirë për kosovarët që jetojnë atje

bundestagu-voton-ligjin-per-shtetesi,-lajm-i-mire-per-kosovaret-qe-jetojne-atje

Bundestagu gjerman ka votuar sot me shumicë votash ligjin për shtetësi. Ky ligj parasheh marrjen e shtetësisë pas 5 vitesh dhe jo nga tetë sa ishte deri më tani.

Ligji thotë qartë se se personat që kanë qenë rezidentë në Gjermani për pesë vjet do të kenë të drejtën për pasaportë gjermane. Ata po ashtu do të mund ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre, shkruan Indeksonline.

Në rastet kur qytetarët tregojnë arritje të larta në punën e tyre dhe flasin nivelin C1 të gjermanishtes, ata do të kenë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi pas tre vjetësh.

Poashtu, fëmijët e prindërve të huaj do të marrin nënshtetësinë gjermane në lindje, nëse njëri prind ka jetuar ligjërisht në këtë vend për pesë vjet.

Nga 639 vota të hedhura, 382 ishin pro dhe 234 kundër, me 23 abstenime.

Related posts

Produktet vendore më të shtrenjta se ato të importit, ankohen prodhuesit

rezart morina

Rusia intensifikon operacionet e spiunazhit në Evropë, ekspertët për VOA: Po investojnë miliarda! Përdorin elementë të krimit dhe shtetas të huaj

admin

Kovaçevski-Varadkar: Për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit të plotë në BE

admin