Burimet palestineze njoftuan se Hamasi ka pranuar planin i cili parashikon shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin në 3 faza në Rripin e Gazës, ku secila fazë do të zgjasë 45 ditë, raporton Anadolu.
Në një deklaratë për AA, burimet palestineze ndanë detajet e përgjigjes së Hamasit për “marrëveshjen kornizë” lidhur me shkëmbimin e pengjeve dhe propozimin për armëpushim të bërë ndaj tij.
Hamasi ka pranuar propozimin në fjalë dhe ka përgatitur draft shtesë që do të jetë pjesë e marrëveshjes kornizë, theksuan burimet duke shtuar se Hamasi ka pranuar planin i cili parashikon shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin në 3 faza në Rripin e Gazës, ku secila fazë do të zgjasë 45 ditë.
Burimet theksuan se në fazën e parë të marrëveshjes përfshihet lirimi i grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga të dy palët dhe se është kërkuar që numri i automjeteve me ndihma humanitare që do të hyjnë në Rripin e Gazës në fazën e parë të mos jetë më pak se 500 në ditë.
Pasi tërhiqet vëmendja se në fazën e parë të marrëveshjes që ndodhet në shtesën e paraqitur nga Hamasi, është kërkuar që të hiqen plotësisht kufizimet për kthimin e të zhvendosurve në Rripin e Gazës.
Në fazën e parë Hamasi kërkon hapjen e spitaleve në Gaza për shërbim dhe riparimin e spitaleve që janë dëmtuar në sulme, theksuan burimet të cilët thanë se: “Edhe në periudhën 45 ditore në fazën e dytë të planit, kërkohet lirimi i ushtarëve izraelitë të mbajtur peng nga Hamasi në Gaza në këmbim të lirimit nga Izraeli të një pjese të pengjeve palestineze. Hamasi në fazën e dytë kërkon tërheqjen e forcave izraelite nga e gjithë Gaza”.
Burimet njoftuan se në periudhën 45 ditore të fazës së dytë të planit parashikohet shkëmbimi i trupave të viktimave mes palëve, ku gjatë këtij procesi përfshihet zhvillimi i negociatave për “përfundimin e luftës”.
Thuhet se Hamasi në planin në fjalë ka vendosur kushtin që në fazën e dytë të përfundojnë negociatat që do fillojnë në fazën e parë për përfundimin e luftës. Burimet palestineze kanë vënë në dukje se Hamasi në shtesën në fjalë ka shkruar detajet se cilat pengje do të lirohen në çdo fazë dhe se kërkon lirimin e të gjithë palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori e deri më tani.
Hamasi dje njoftoi se i ka përcjellë Egjiptit dhe Katarit përgjigjen lidhur me marrëveshjen kornizë.
Në deklaratën ku vihet në dukje se Hamasi e përcolli përgjigjen pas konsultimeve me grupet palestineze dhe se e ka “pritur pozitivisht propozimin i cili do të garantojë armëpushim të plotë dhe gjithëpërfshirës, do t’i japë fund sulmeve ndaj popullit të Palestinës, do të garantojë rindërtimin duke hequr bllokadën ndaj Rripit të Gazës dhe që të plotësojë procesin e shkëmbimit të pengjeve”.