RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Burkina Faso kërkon largimin e ushtarëve francezë nga vendi

burkina-faso-kerkon-largimin-e-ushtareve-franceze-nga-vendi

Burkina Faso kërkon largimin e trupave ushtarake franceze që janë të vendosura në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Televizionit Shtetëror të Burkina Faso (RTB), i cili tregon si burim Agjencinë e Lajmeve të Burkina Faso-s (AIB), thuhet se Qeveria e Burkina Faso-s më 18 janar pezulloi marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak të nënshkruar në vitin 2018 me Francën.

Qeveria kërkoi që njësitë ushtarake franceze të vendosura në Burkina Faso të largohen nga vendi brenda një muaji. Në Task Forcën Franceze Sabre të vendosur në kryeqytetin Vagadugu shërbejnë 400 ushtarë.

Opozita anti-franceze e pranishme për një kohë pas grushtit të shtetit ushtarak në Burkina Faso më 30 shtator 2022, është forcuar.

– Kërkoi largimin e ambasadorit francez

Në fund të dhjetorit, Qeveria e Burkina Faso-s kërkoi që ambasadori i Francës në Vagadugu, Luc Hallade të shkarkohej nga detyra dhe të zëvendësohej me një tjetër.

Qeveria deklaroi se Hallade tashmë nuk ishte më një bashkëbisedues i besueshëm dhe deklaroi se nuk dëshironin të punonin me të.

Më 22 dhjetor 2022, në vend 2 shtetas francezë u dëbuan me akuzën e spiunazhit ndërsa më 4 dhjetor 2022 u pezulluan transmetimet e radios franceze Radio France Internationale (RFI).

– Veprimet anti-franceze u përshpejtuan me grusht shtetin

Pretendimet se lideri i rrëzuar Paul-Henri Damiba u strehua në Ambasadën Franceze pas grushtit të shtetit ushtarak në Burkina Faso më 30 shtator 2022 shkaktoi trazira në rrugët e vendit.

Pas akuzave, protestuesit e mbledhur rreth ambasadës franceze u përpoqën të hynin në ndërtesë duke brohoritur parulla kundër Francës. Protestuesit, të cilët nuk mundën të hynin në ambasadë, i vunë flakën hyrjes së ndërtesës.

Që atëherë, ambasada franceze ka qenë e mbyllur për publikun dhe masat e sigurisë rreth saj u shtuan.

Gjithashtu edhe në protestën e mbajtur më 18 nëntor 2022, protestuesit e mbledhur para ambasadës brohoritën me slogane kundër Francës dhe tentuan të sulmojnë ndërtesën e ambasadës me gurë dhe shkopinj.

Related posts

Turqia ka ngritur mbi 450 mijë tenda dhe kontejnerë për viktimat e tërmetit

admin

KFOR shton prezencën në veri

admin

Izraeli sulm në një bazë ushtarake! Irani: Janë rrëzuar 3 dronë! S’ka pasur asnjë raketë

admin