RTV AHIRETI
Kuzhinë

Byrek me mish dhe vezë të derdhura sipër: Brumi më i shijshëm pa shtrirje të koreve!

byrek-me-mish-dhe-veze-te-derdhura-siper:-brumi-me-i-shijshem-pa-shtrirje-te-koreve!

Do të kënaqeni me butësinë dhe shijen e burekut krokant

Ju ndoshta keni provuar të paktën disa receta për byrekun e mishit deri më tani, dhe shumica e amvisave kanë vendosur për një që do të deklarojnë se është më e mira për ta ose të paktën e preferuara e tyre.

Përbërësit:

– 500 g kore të gatshme,
– 650 g mish të bluar,
– një qepë,
– 5 vezë,
– 400 ml ajkë,
– 500 ml ujë mineral,
– kripë,
– piper

Përgatitja:

1. Në vaj të nxehtë fërgoni qepën e grirë imët dhe shtoni kripën dhe piperin. Pasi mëlmesa të lëshojë aromën, ndërkaq qepa të marrë ngjyrën mirë, filloni me përgatitjen e byrekut.

2. Lyeni me yndyrë tepsinë, ndërkaq byrekun përgatiteni në tavolinë. Vendosni një herë një shtresë të koreve, pastaj një shtresë mish dhe vazhdoni derisa të shpenzoni koret dhe mishin e grirë. Bëni byrekun në formë rolesh sipas dëshirës dhe vendoseni në tepsi për pjekje.

3. Ndërkohë tundni vezët, ajkën, pak kripë dhe ujë, derdheni sipër byrekut dhe piqeni 40 minuta në 180 gradë celsius. Shërbejeni të ngrohtë me jogurt apo kos.

Ju bëftë mirë, transmeton Telegrafi.

The post Byrek me mish dhe vezë të derdhura sipër: Brumi më i shijshëm pa shtrirje të koreve! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Biskota me fëstëkë

rezart morina

Sytliaç i parezistueshëm me shurup pemësh: Ëmbëlsirë të cilën përherë do ta përgatisni!

admin

Mini-kopja e sarmasë: Qoftja kërcëlluese nga lakra dhe mishi i bluar!

admin6