RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Çantat e rënda të nxënësve

cantat-e-renda-te-nxenesve

Çdo ditë prindërit detyrohen të bartin çantat e fëmijëve të tyre në krah dhe t’i përcjellin për në shkollë. Kjo për shkak të rëndesës që kanë këto çanta. E ngarkesa sipas Institutit EdGuard është 11 fish më e madhe se mesatarja.

Rrugën për tek shkolla e bëjnë çdo ditë me fëmijët e tyre.

Kjo për të hequr ngarkesën e çantave të shpinës për ta.

Por bartja e librave shkollorë po i mbingarkon edhe vet prindërit.

“T’rana, qe sot ni herë në javë i ka shumë libra, sot është shumë e ranë për moshën edhe klasa e parë, është shumë”, thotë një prind.

“Po mu kur më vjen rand, po fëmijëve? Shumë t’rana, çka me ba”, deklaron një prind tjetër.

Sipas Sindikatës së Arsimit, arsyeja e rëndesës së çantës shkollore është numri i madh i teksteve shkollore.

“Fatkeqësisht po themi kemi shumë tekste shkollore, nga tri e katër për një lëndë mësimore dhe kur këto vendosen në një çantë bashkë të mësimit atëherë kjo çantë bëhet tepër e rëndë për moshën e fëmijëve, sidomos klasën e parë dhe të dytë”, theksoi Rrahman Jashari nga Sindikata e Arsimit.

E sipas Institutit EdGuard, mbingarkesa në çanta është kalon 10 përqindëshin e mesatares tek grupmoshat e ciklit të ulët.

“Ajo çka na është dëshmuar nga hulumtimi jonë i para disa viteve është që kjo ngarkesë është diku mbi 11% në mesatare se sa ajo që do duhej të ishte një peshe të zakonshme të një nxënësi të kësaj grupmoshe”, bëri të ditur njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

Ky Institut së bashku me Ministrinë e Arsimit nga e mërkura e kësaj jave filluan rishikimin e teksteve shkollore. Në kuadër të kësaj, minimalizimi i teskteve shkollore është ndër fazat e rishikimit.

Related posts

Niset anija e parë nga porti i Odesës që nga prishja e marrëveshjes së grurit

admin

Me aktivitete ka nisur sot kujtimi i “Eksodit të Bllacës”

rezart morina

Çmimi i derivateve për 24 orë, benzina lirohet 1 cent

admin