RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çavuşoğlu: SHBA-ja ka filluar të prishë ekuilibrin që ruan mes Turqisë dhe Greqisë

cavusoglu:-shba-ja-ka-filluar-te-prishe-ekuilibrin-qe-ruan-mes-turqise-dhe-greqise

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se SHBA-ja ka filluar të prishë ekuilibrin që ruan mes Turqisë dhe Greqisë dhe një aleat si SHBA-ja duhet të ketë kujdes për këto ekuilibra, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, zhvilloi një konferencë të përbashkët pas takimit në Ministrinë e Jashtme me zv.kryetaren e Këshillit të Ministrave dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Bisera Turkoviç.

Ai vuri në dukje se në takimin që do të zhvillojë më 18 janar në Washington me homologun e tij amerikan, Antony Blinken, do të mbahet takimi i dytë i Mbledhjes së Mekanizmit Strategjik. Çavuşoğlu më tej shtoi se të mërkurën me Blinken do të vlerësojnë çështjet që kanë përcaktuar në agjendat e tyre.

Çavuşoğlu nënvizoi se negociatat ushtarake për çështjen e F-16 kanë përfunduar këtu dhe më tej theksoi se:

“Departamenti amerikan i Mbrojtjes ia ka përcjellë Departamentit të Shtetit. Administrata, ka informuar në mënyrë jozyrtare Kongresin përmes Departamentit të Shtetit. Tek të dy krahët raportohet tek krerët e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe anëtarët më me përvojë. Më pas procesi përfundon nëse nga këtu nuk do ketë kundërshtime. Bëhet njoftimi zyrtar. Kongresi i SHBA-së, ka mundësinë të refuzojë me 51 për qind kërkesën e presidentit në këtë drejtim. Nëse kjo ndodh presidenti e ridërgon. Dhe nëse ndodh kjo atëherë për refuzimin nevojitet shumica e dy të tretave”.

– “Presim që të miratohen pa problem”

Kjo në historinë amerikane nuk është vërejtur shumë herë, tha Çavuşoğlu i cili deklaroi se “Kryesisht një senator shpreh vazhdimisht kundërshtimet e tij në rend të ditës. Por siç e dini janë pastruar ndryshimet e propozuara më parë. Ne presim që të miratohen pa problem”.

Duke vënë theksin se kanë siguruar marrëveshje në çdo aspekt me administratën e SHBA-së, Çavuşoğlu theksoi se “Nëse (Administrata e SHBA-së) qëndrojnë të vendosur nuk përjetohet problem. Nuk dëshirojmë të marrin produkt nga një vend në mënyrë të kushtëzuar, që na lidh duar e këmbë”.

Ministri Çavuşoğlu foli edhe lidhur me lajmet në media lidhur me dhënien e avionëve F-35 për Greqinë. “Ka filluar të prishet ekuilibri në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë. SHBA-ja ka pasur një politikë ekuilibruese. Po ashtu ka filluar të prishet ekuilibri edhe mes pjesës turke dhe asaj greke në Qipro. Një aleat si SHBA-ja duhet të ketë kujdes për këto ekuilibra”, tha ai.

Pasi bëri të ditur se nuk janë të interesuar se kush shet dhe cilës palë i shitet armë, Çavuşoğlu tha se “Për ne e rëndësishme është cila është fuqia jonë, çfarë bëjmë, çfarë hapash ndërmarrim për interesat tanë, kjo është ajo që është e rëndësishme për ne”.

Related posts

BE konfirmon: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

admin

‘Turkish Airlines’ për herë të tetë shpallet linja ajrore më e mirë në Evropë

admin

OKB-ja e shqetësuar për “dimensionin etnik” në rritje të konfliktit në Sudan

admin