RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çavuşoğlu takoi krerët e agjencive të OKB-së për migracionin dhe refugjatët

cavusoglu-takoi-kreret-e-agjencive-te-okb-se-per-migracionin-dhe-refugjatet

Ministri i Jashtëm i Turqisë u takua me Antonio Vitorino dhe Filippo Grandi në Ankara përpara vizitave të tyre në rajonet e goditura nga tërmeti.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, takoi të premten në Ankara Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) Antonio Vitorino dhe Komisarin e Lartë të OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi, të cilët ndodhen në Turqi për të shprehur solidaritetin pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit.

Çavuşoğlu shkroi në Twitter se ai ka shprehur “mirënjohjen e tij për solidaritetin gjatë tërmeteve” për Vitorinon e IOM-it. Me të gjithashtu u diskutua edhe rreth projekteve të përbashkëta.

Më pas, ministri turk priti Grandin. “Fatkeqësia e shekullit ishte çështja kryesore në agjendën tonë”, tha Çavuşoğlu në Twitter.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca në pjesën jugore të Turqisë, duke shkaktuar më shumë se 46.000 viktima dhe duke shkatërruar mijëra ndërtesa.

Related posts

Vala e të nxehtit në Itali, kërkesa për energji arrin pikun vjetor

admin

Policia: Protesta në veri të Mitrovicës e qetë, morën pjesë qytetarë edhe nga rajonet tjera

Muhamet Ramadani

Presidenti Biden shumëfishon tarifat amerikane për mikropocesorët dhe makinat elektrike kineze

admin