RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vritet aksidentalisht një 5-vjeçar në Vushtrri, u qëllua me armë zjarri

vritet-aksidentalisht-nje-5-vjecar-ne-vushtrri,-u-qellua-me-arme-zjarri

Një 5-vjeçar në Vushtrri ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Bëhet e ditur se ngjarja e kobshme ndodhi rreth orës 17:30, ndërsa siç mësohet, fëmija vdiq rrugës për në spital.

“Vdekje e dyshimtë – Vushtrri, 8 prill 2023.

Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë nga autoritetet mjeksore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur.Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpis së fëmiut. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML”.

Related posts

Prokurorja Pam Bondi publikon listën e plotë të Jeffrey Epstein, 305 emra! Politikanë, liderë, artistë, figurat më të njohur në SHBA dhe në botë

admin

Operacioni amerikan në Iran pritet të përfundojë brenda “javësh, jo muajsh”

Muhamet Ramadani

Arizona njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Irfan Jahiu