RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çavuşoğlu: Turqia nuk do ta ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO nëse nuk plotësohen kërkesat

cavusoglu:-turqia-nuk-do-ta-ratifikoje-anetaresimin-e-suedise-ne-nato-nese-nuk-plotesohen-kerkesat

Turqia nuk do të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO nëse nuk përmbush detyrimet sipas memorandumit trepalësh, tha ministri i Jashtëm i vendit, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse një ditë Suedia përmbush detyrimet e saj, atëherë ne do të ulemi dhe do të shohim. Por për momentin, nuk është e mundur që ne t’i themi ‘po’ anëtarësimit të Suedisë në NATO në këto kushte”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun hungarez Peter Szijjarto në Budapest.

Turqia shtyu takimin e ardhshëm trepalësh të planifikuar për në shkurt në Bruksel me Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin e tyre në NATO, tha Çavuşoğlu, sepse gjithçka duhet të jetë “transparente”.

Të premten, politikani danezo-suedez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit përpara një xhamie në Danimarkë.

Akti islamofobik erdhi disa ditë pasi Paludan dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Suedi gjatë një proteste të miratuar nga policia.

Szijjarto gjithashtu kritikoi sulmin ndaj Kuranit, duke thënë: “Si i krishterë, si i krishterë katolik i devotshëm, djegia dhe fyerja e librit të shenjtë të një besimi tjetër nuk është aspak e pranueshme”.

“Më vjen keq, por ta quash liri e fjalës djegien e librit të shenjtë të një besimi tjetër është marrëzi”, shtoi ai.

Paludan ka njoftuar se do të djegë kopje të librit të shenjtë islam çdo të premte derisa Suedia të përfshihet në aleancën e NATO-s.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO në maj të vitit të kaluar, vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt 2022.

Sipas një memorandumi të nënshkruar qershorin e kaluar midis Türkiye-s, Suedisë dhe Finlandës, dy vendet nordike u zotuan të ndërmarrin hapa kundër terroristëve për të fituar anëtarësimin në aleancën e NATO-s.

Në marrëveshje, ndër të tjera, Suedia dhe Finlanda ranë dakord të mos ofrojnë mbështetje për grupet terroriste si PKK dhe degët e saj, dhe organizatën terroriste FETO, si dhe të ekstradojnë të dyshuarit për terrorizëm në Turqi.

Miratimi unanim nga të gjithë anëtarët e NATO-s – duke përfshirë  Turqinë, anëtare prej më shumë se 70 vjetësh, është i nevojshëm që çdo anëtar i ri të pranohet në aleancë.

Turqia thotë se dy vendet, veçanërisht Suedia, duhet të bëjnë më shumë, veçanërisht pas një demonstrate provokuese terroriste dhe djegies së kopjeve të Kuranit të Shenjtë në Stockholm.

Related posts

Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e Xhevat Guraj

admin

BE rregulla të rrepta për përdorimin e inteligjencës artificiale

admin

Pesidenti Vuçiç: Do padis SHBA për armatimet në Kosovë

admin