RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nauseda: Kapërceni vijat e kuqe dhe jepini Ukrainës avionë luftarakë

nauseda:-kaperceni-vijat-e-kuqe-dhe-jepini-ukraines-avione-luftarake

Perëndimi duhet të mbajë të gjitha opsionet e tij të hapura kur bëhet fjalë për dërgesat e armëve në Ukrainë, duke përfshirë dërgimin e avionëve luftarakë, tha presidenti lituanez, Gitanas Nauseda.

“Kapërceni vijat e kuqe”, tha Nauseda në një intervistë për televizionin lituanez, duke iu referuar rezervave për avionët luftarakë dhe raketave me rreze të gjatë të kërkuara nga Ukraina.

Deri më tani, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti amerikan, Joe Biden kanë hedhur poshtë kërkesën e Kievit për dërgimin e avionëve, ndërsa Franca nuk e ka përjashtuar një vendim të tillë, në parim.

“Këto sisteme armësh janë një ndihmë ushtarake e domosdoshme”, tha udhëheqësi lituanez.

“Në këtë fazë vendimtare të luftës, kur pika e kthesës është e afërt, është e rëndësishme që të veprojmë pa vonesë”, tha Nauseda. /atsh

Related posts

Bashkëpronari i barit në Crans-Montana merret në paraburgim për zjarrin që vrau 40 persona

RTI

Kievi ankohet: Telegram ka bllokuar programet e inteligjencës ukrainase

admin

Rama i drejtohet sot Këshillit të Evropës për raportin e Dick Martyt

admin