RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çeki, liderët evropianë mblidhen për takimin e Komunitetit Politik Evropian – VIDEO

ceki,-lideret-evropiane-mblidhen-per-takimin-e-komunitetit-politik-evropian-–-video

Në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, po mbahet takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian (ECP), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takimin ku po merr pjesë edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan, 43 nga 44 vendet e ftuara evropiane përfaqësohen në nivel liderësh. Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen nuk merr pjesë në mbledhje për shkak të punimeve të Kuvendit në vendin e saj.

Në mbledhjen e zhvilluar me propozimin e bërë në muajin maj nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, krahas 27 vendeve të Bashkimit Evropian (BE) janë ftuar edhe 17 vende të Evropës që nuk janë anëtare të BE-së. Në takim nuk janë ftuar vetëm Rusia dhe Bjellorusia.

Në takimin që mbahet sot pritet të diskutohen kryesisht efektet e luftës në Ukrainë si dhe të mbahen sesione me temë paqen dhe sigurinë, energjinë, klimën dhe ekonominë. Planifikohet që liderët të zhvillojnë shumë takime dypalëshe.

Kërkohet që ECP të funksionojë si një forum diskutimi politik për vendet evropiane. Në mbledhjen e sotme pritet të vendoset nëse Komuniteti do të shndërrohet apo jo në një strukturë institucionale. Në fund të takimit të parë nuk pritet të publikohet një deklaratë ose të merret një vendim zyrtar.

Related posts

Furgoni i policisë që e transportonte u përplas nga një mjet dhe më pas persona të armatosur qëlluan mbi efektivët duke vrarë dy prej tyre, vazhdon “gjuetia” për të burgosurin e arratisur

admin

Bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi, Kremlini përsërit “vijën e kuqe”: Për paqe, ukrainasit duhet të largohen nga Donbasi

admin

Kosova publikon shifrat: Serbia ka grabitur 3274 artefakte

admin