RTV AHIRETI
Shëndetësi

Centaurus më pak i rrezikshëm se Omicron

centaurus-me-pak-i-rrezikshem-se-omicron

Varianti Centaurus i Covid 19 është më pak ngjitës dhe më pak i rrezikshëm se Omicron 5, sipas një studimi nga studiues nga Universiteti i Sassarit, në bashkëpunim me Universitetin Campus Bio-Medico të Romës dhe Departamentin e Shkencave Biokimike të Universitetit ”La Sapienza” të Romës.

Analiza për variantin Centaurus, e botuar në revistën prestigjioze ”Journal of Medical Virology”, është e para që ofron një perspektivë gjenetike duke analizuar të gjitha gjenomet e disponueshme dhe duke kryer studimin e parë evolucionar të një natyre filodinamike mbi këtë variant.

Rezultatet tregojnë se Centaurus ka një aftësi më të ulët për të evoluar dhe zgjeruar sesa varianti Omicron 5 (i cili është ende varianti i dominuar).

Studimi thekson se, në dritën e të dhënave aktuale, varianti Centaurus nuk paraqet karakteristika shqetësuese të përputhshme me atë që ka aftësi të larta zgjerimi.

“Rezultatet e studimit tonë kanë një vlerë parashikuese pasi përveçse lejojnë për herë të parë identifikimin e momentit kur Centaurus arriti kulmin e tij maksimal të zgjerimit në gjysmën e dytë të qershorit 2022 tregojnë gjithashtu se, siç janë gjërat aktualisht, në e ardhmja e afërt ‘’Centaurus’’ nuk do të jetë në gjendje të zgjerohet më tej”, shpjegon Pier Luigi Fiori i Departamentit të Shkencave Biomjekësore të Universitetit të Sassarit. /ATSH-ANSA/

Related posts

Vlerat e habitshme të lëkurës së patates për diabetin, zemrën dhe rënien në peshë

Muhamet Ramadani

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë Ramazanit?

admin

Ushqimet që duhet të largohen nga dieta

Muhamet Ramadani