RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çfarë duhet të hani për mëngjes në mënyrë që të mos shtoni peshë?

cfare-duhet-te-hani-per-mengjes-ne-menyre-qe-te-mos-shtoni-peshe?

Sekreti për të humbur në peshë është të hani në mëngjes ushqime të shëndetshme dhe që të ngopin. Por cilat janë ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë pa qenë nevoja të hiqni dorë nga një vakt i rëndësishëm sa mëngjesi?

Proshutë dhe vezë

Sipas studiuesve është mirë që në mëngjes të konsumohet një vakt që përmban 400 deri në 500 kalori, në qoftë se doni të bini në peshë. Një mëngjes i bollshëm, ju ndihmon të ndiheni të ngopur, veçanërisht nëse ai përmban 200 kalori apo më shumë nga proteinat pa yndyrna, nga ushqime si vezët dhe proshuta me pak yndyrë. Proteinat ju bëjnë të ndiheni të ngopur më gjatë sesa karbohidratet, kështu që të hani proteina për mëngjes ju ndihmon të merrni më pak kalori gjatë pjesës tjetër të ditës.

Kos

Një mënyrë për të marrë 200 kalori gjatë mëngjesit përmes proteinave është kosi me pak yndyrë. Dr. Milton Stokes i spitalit “St. Barnabas Hospital” në New York City këshillon që kosi të shoqërohet me feta bananesh ose lëng të trashë frutash të bërë nga boronicat apo manaferrat dhe copa akulli.

Drithëra të plota kokërr

Dr. Stokes sugjeron një mëngjes me drithëra të plota, që përmbajnë shumë fibra. Shtoni qumësht në drithërat tuaj dhe do të ndiheni më të ngopur gjatë ditës. Barbara J. Rolls, Ph.D., autore e “The Volumetrics Weight Control Plan” ndan po ashtu të njëjtin mendim. Sipas saj, ushqimet me shumë fibra ju lejojnë të hani më shumë ushqim ndërsa merrni më pak kalori.

Fruta të freskëta

Frutat e freskëta përmbajnë shumë fibra, ndaj mëngjeset klasikë me fruta si bananet, grejpfrut, boronicat dhe pjepri janë shumë të mira. Bananet përmbajnë kalium, boronicat kanë veti antioksidante, grejpfruti dhe pjepri kanë shumë vitaminë C. Përpiquni të shtoni fruta të freskëta në drithërat tuaja ose hani fruta me kos për t’u ndjerë të ngopur dhe për ta filluar ditën me energji./shkolla e shëndetit

Related posts

Dieta me dopamine: Një rrugë ushqyese për të përmirësuar humorin dhe mirëqenien

admin6

Pse disa njerëz janë më të zgjuar se të tjerët?

admin

Përse lëndimet gjatë ditës shërohen më shpejt se ato gjatë natës

RTI