RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak thotë se me Vuçiqin bisedoi për zgjedhjet në veri dhe kthimin në dialog

lajcak-thote-se-me-vuciqin-bisedoi-per-zgjedhjet-ne-veri-dhe-kthimin-ne-dialog

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për situatën në veri të Kosovës.

Lajçak ka thënë se vizitën e tij në Prishtinë dhe Beograd e ka vazhduar me takimin presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale [në veri] me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin në dialog. Takimi dhe udhëtimi ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në Twitter, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, Vuçiq tha përmes një postimi në Instagram se me emisarin evropian ka biseduar për situatën në Kosovë, për mënyrat se si të ulen tensionet në terren dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja.

“I kam bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet në mënyrë më konkrete për të gjitha këto çështje”, tha Vuçiq.

Lajçak po qëndron në Beograd një ditë pasi vizitoi Prishtinën ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Që nga fundi i majit, serbët po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Banorët lokalë serbë po ashtu po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave.

Bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe në veri të mbahen zgjedhje të reja lokale.

Related posts

BE-ja do të shpërndajë 500 zjarrfikës në vende kyç në Evropë

RTI

India afër shpëtimit të 41 punëtorëve të bllokuar në tunelin e shembur prej 2 javësh

admin

Banka Botërore do t’i japë Turqisë 1.78 miliardë dollarë për rimëkëmbje

rezart morina