RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Çfarë mund të tregojë mungesa e magnezit?

​cfare-mund-te-tregoje-mungesa-e-magnezit?

Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme të pranishme në trupin tonë.

Është shumë e rëndësishme për ruajtjen e ekuilibrit fiziologjik dhe metabolik sepse merr pjesë në sigurimin e energjisë shumë të nevojshme për qelizat tona, është e nevojshme për punën e duhur dhe shëndetin e sistemit nervor.

Gjithashtu, magnezi është i rëndësishëm për transmetimin neuro-muskular dhe mineralizimin e kockave, është përgjegjës për aktivitetin e kanaleve të kalciumit, rregullon ritmin e zemrës dhe tkurrjen e muskujve, mbron nervat, ruan funksionimin e shëndetshëm të gjëndrës së prostatës dhe rregullon funksionimin e gjëndrës tiroide.

Pikërisht për këtë arsye, paralajmërojnë mjekët, është shumë e rëndësishme parandalimi i mungesës së tij në organizëm.

Siç shkruan “Women’s Health”, mungesa e magnezit ndodh më shpesh për shkak të ushqyerjes jo të duhur, konsumit të tepërt të alkoolit, kafesë dhe marrjes së madhe të sheqerit të rafinuar.

Simptomat që tregojnë se mund të mungojë janë humbja e oreksit, të përzierat, të vjellat, lodhja dhe ndjenja e dobësisë, të cilat janë gjithashtu disa nga shenjat më të hershme.

Nëse mungesa e magnezit nuk vërehet me kohë, mund të shfaqen simptoma më serioze si spazma muskulore, sulme epileptike dhe rrahje të çrregullta të zemrës.

“Magnezi është një mikronutrient thelbësor, që do të thotë se ne duhet ta marrim atë në sasi relativisht të vogla përmes dietës ose suplementeve. Nëse nuk kemi mjaftueshëm, trupi ynë thjesht nuk do të jetë në gjendje të funksionojë siç duhet, gjë që mund të ndikojë seriozisht në shëndetin tonë”, shpjegon doktor Scott Kitley.

Përveç marrjes së suplementeve të magnezit, mungesa e këtij minerali mund të kompensohet me ushqime që duhen konsumuar sa më shpesh, përkatësisht arrat, kakao, farat, drithërat, tofu, avokado, disa lloje peshku të yndyrshëm dhe perime me gjethe jeshile. 

Related posts

​Një tipar që tregon nëse dikush është inteligjent mbi mesataren

admin

Përveç gripit, ja se cilat janë sëmundjet e tjera që sjell i ftohti

admin

Si duhet përgatitur çaji i kamomilit

admin6