RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Çfarë nënkupton hapja e negociatave me Bashkimin Europian?

cfare-nenkupton-hapja-e-negociatave-me-bashkimin-europian?

Shqipëria pritet që sot të çelë negociatat me Bashkimin Europian, 16 vite pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

Çfarë nënkupton hapja e negociatave me BE-në?

Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Komisioni Europian do të nisë ekipet që do t’i bashkëngjiten administratës shtetërore në Shqipëri, ku do të kontrollojë ligjet dhe zbatimin e tyre.

Me përafrimin e këtyre ligjeve do të hapen dhe mbyllen kapituj me sukses ose dështim, që në total do të jenë 35.

Kapitulli i parë me të cilin do të nisë procesi i negociatave është ai i të drejtave themelore të njeriut dhe më pas do të ketë kapituj për reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, liria e medias etj.

Më pas do të ketë kapituj dhe për lidhjet ekonomike dhe tregtare. Ky proces do të ndiqet hap pas hapi nga Komisioni Europian. Ky proces pritet të zgjasë disa vite.

Related posts

Ambasadori rus: Britania e Madhe është “pjesëmarrëse de-fakto” e luftës në Ukrainë

admin

‘Turkish Airlines’ për herë të tetë shpallet linja ajrore më e mirë në Evropë

admin

Zgjedhjet që tronditën themelet e PE/ VOA: Të djathtët goditje partive në pushtet në Francë e Gjermani! Çfarë pritet të ndodhë

admin