RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

‘Turkish Airlines’ për herë të tetë shpallet linja ajrore më e mirë në Evropë

‘turkish-airlines’-per-here-te-tete-shpallet-linja-ajrore-me-e-mire-ne-evrope

Kompania ajrore ‘Turkish Airlines’ për të tetin vit radhazi është shpallur linja ajrore më e mirë në Evropë nga agjencia e vlerësimit të transportit ajror ‘Skytrax’, transmeton Anadolu.

Kompania gjithashtu u nderua me çmimet e ushqimit më të mirë të biznes klasit të biznesit, ushqimit më të mirë të klasit ekonomik, linjës ajrore më të mirë në Evropën Jugore dhe sediljes më të mirë të klasit ekonomik në Evropë.

Sondazhi përfshiu përgjigjet e më shumë se 20 milionë klientëve nga mbi 100 kombësi.

“Ky çmim forcon pozitën udhëheqëse të transportuesit tonë në këtë sector. Ne do të vazhdojmë t’i përmirësojmë standardet tona të shërbimit dhe të ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme për mysafirët tanë”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Turkish Airlines’, Bilal Ekşi.

Çmimet e njohura si “Oskare të Industrisë së Aviacionit” u shpallën në një ngjarje të mbajtur në Muzeun Ajror dhe Hapësinor të Parisit.

Shefi ekzekutiv i agjencisë ‘Skytrax’, Edward Plaisted, në fjalën e tij theksoi se ka qenë një vit fantastik për kompaninë ‘Turkish Airlines’ për sa i përket çmimeve, veçanërisht çmimit kryesor si linja ajrore më e mirë në Evropë për herë të tetë radhazi. Ai theksoi se kjo është një “arritje e jashtëzakonshme”.

Sipas agjencisë ‘Skytrax’, kompania ‘Qatar Airways’ në vitin 2023 humbi titullin si linja ajrore më e mirë në botë kundrejt kompanisë ‘Singapore Airlines’ dhe u rendit në vendin e dytë.

“Është një arritje përrallore për ‘Singapore Airlines’ që të arrijë titullin e linjës ajrore më të mirë në botë për vitin 2023”, tha Plaisted.

‘All Nippon Airways’ ishte transportuesi i tretë më i mirë në botë, ‘Emirates’ u rendit i katërti, ndërsa ‘Japan Airlines’ u rendit i pesti.

‘Turkish Airlines’ kaloi një vend më lartë dhe u rendit si linja ajrore e gjashtë më e mirë në botë nga më shumë se 325 linja ajrore të përfshira në rezultatet e sondazhit.

Related posts

Erdoğan: Turqia miraton aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, me Suedinë do të vazhdojnë bisedimet

rezart morina

Irani lëshon tre satelitë të tjerë komunikimi

admin6

3 vjet nga vrasja e George Floydit, Biden thirrje Kongresit për reforma policore

rezart morina