RTV AHIRETI
Uncategorized

Cigaret po shiten pranë shkollave – inspektime në shtatë qytete, gjobë dhe sekuestrim produktesh –

cigaret-po-shiten-prane-shkollave-–-inspektime-ne-shtate-qytete,-gjobe-dhe-sekuestrim-produktesh-–

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të MINTI-t, ka zhvilluar sot inspektime në disa qytete të Kosovës për të kontrolluar shitjen e cigareve dhe cigareve elektronike në afërsi të institucioneve arsimore.

Aksioni është zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë, Ferizaj dhe Pejë, ku janë kryer gjithsej 20 inspektime.

Si rezultat, 3 raste janë dërguar në procedurë, është shqiptuar 1 gjobë, ndërsa në një rast janë sekuestruar cigare, cigare elektronike dhe produkte të tjera të ndërlidhura.

Sipas IQMT-së, inspektimet kanë për qëllim zbatimin e legjislacionit dhe parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe cigareve elektronike pranë shkollave, me fokus të veçantë në mbrojtjen e të miturve.

Inspektorati ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim të respektimit të ligjit, mbrojtjes së konsumatorëve dhe krijimit të një tregu më të sigurt.





Related posts

SWE Global Women Engineers Affinity Group Celebrates Women’s History Month

Pas tërmetit shkatërrues, Venezuela kërkon kthimin e arit të bllokuar në Britani

Kushtrim Guraj

Zelensky nënshkruan marrëveshje për dronë me Estoninë në samitin e NATO-s

Kushtrim Guraj