RTV AHIRETI
Lajme

Çiklisti shkupjan që udhëtoi deri në Mekë kthehet në vendlindjen e tij

ciklisti-shkupjan-qe-udhetoi-deri-ne-meke-kthehet-ne-vendlindjen-e-tij

Qamuran Hirda, 57-vjeçari që udhëtoi nga Shkupi për në Mekë, është kthyer në Shkup përmes rrugës ajrore pasi udhëtoi 42 ditë me biçikletë drejt Arabisë Saudite për të përmbushur kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.

Duke folur për mediat pas mbërritjes në aeroport, Hirda e përshkroi udhëtimin si “sfidues”, por “më të mirin dhe më të ëmblin” që ka bërë deri më sot.

Çiklisti shkupjan tha se edhe pse rruga ishte e vështirë, veçanërisht malet e Ballkanit e të Türkiyes dhe nxehtësia e thatësira nga Amani deri në Mekë, kënaqësia dhe dashuria që kanë marrë rrugës për në Mekë “nuk mund të përshkruhet me fjalë”.

Hirda, së bashku me 60-vjeçarin Adem Aljiq nga Graçanica e Bosnjë e Hercegovinës, udhëtuan me biçikleta përmes Bullgarisë drejt Türkiyes juglindore, nga ku me aeroplan kaluan në kryeqytetin Aman të Jordanisë për shkak të luftës në Siri dhe pjesën e mbetur të udhëtimit të tyre për në Mekë e vazhduan në biçikleta.

Hirda pohoi se pasi gëzonte shëndet të mirë do të mundej ta përshkonte edhe rrugën drejt Shkupit me biçikleta, por për shkak të kohës tashmë të gjatë larg vendlindjes vendosi të kthehej përmes rrugës ajrore.

The post Çiklisti shkupjan që udhëtoi deri në Mekë kthehet në vendlindjen e tij first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

“Koha në Ukrainë matet me jetën e njerëzve, jo me ditë apo javë”- Zyrtari i NATO-s viziton Kievin, bën thirrje për mbështetje të fortë

admin

Humbi 12 anëtarë të familjes nga tërmeti shkatërrues, lotët e sirianit tregojnë tmerrin e përjetuar

rezart morina

Lukashenko i gatshëm ta ndihmojë Putinin kundër Ukrainës

rezart morina