RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lukashenko i gatshëm ta ndihmojë Putinin kundër Ukrainës

lukashenko-i-gatshem-ta-ndihmoje-putinin-kunder-ukraines

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se shteti i tij është i gatshëm ta ndihmojë aleaten, Rusinë, në luftën e saj kundër Ukrainës. Mirëpo autokrati bjellorus ka thënë se për momentin Rusisë nuk i duhet ndihma.

Gjatë vizitës së Lukashenkos në Zimbabwe, tjetër shtet aleat i Rusisë, ai është pyetur nëse shteti është nën presion për ta ndihmuar Rusinë në luftën me Ukrainën. Mirëpo Lukashenko nuk ka përmendur presion as mënyrën se si do të mund ta ndihmonte Rusinë.

Bjellorusia ka lejuar Rusinë që një pjesë të pushtimit ta nisë nga territori i saj në shkurtin e vitit të kaluar dhe ka shërbyer vendnisje e raketave ruse drejt Ukrainës. Mirëpo deri më tani, Bjellorusia nuk ka përfshirë ushtrinë e saj në luftë.

Në muajin janar, Rusia dhe Bjellorusia kanë mbajtur ushtrime të përbashkëta ushtarake teksa Pentagoni ka bërë të ditur se nuk ka parë lëvizje të forcave ruse në Bjellorusi, të cilat do të paralajmëronin për ndonjë sulm të mundshëm ndaj Ukrainës. /koha

Related posts

Krerët e IAEA-së dhe Rosatom-it diskutojnë situatën rreth termocentralit bërthamor iranian

admin

OKB i bën thirrje Pakistanit ta lirojë menjëherë ish-kryeministrin Imran Khan

Muhamet Ramadani

Iran: Djegia e Kuranit në Suedi synon të nxisë dhunën anti-muslimane

admin