RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Cikloni “Mocha” i afrohet Cox’s Bazar, kampit më të madh të refugjatëve në botë – VIDEO

cikloni-“mocha”-i-afrohet-cox’s-bazar,-kampit-me-te-madh-te-refugjateve-ne-bote-–-video

Cikloni “Mocha” i cili ka filluar të jetë efektiv në Bangladesh dhe Mianmar, i është afruar Cox’s Bazar, kampit më të madh të refugjatëve në botë dhe në rajon është bërë paralajmërim për rrezik të lartë, transmeton Anadolu.

Departamenti Meteorologjik i Bangladeshit ka paralajmëruar se cikloni “Mocha” mund të shkaktojë humbje serioze të jetëve dhe dëme materiale në dhe përreth kampit Cox’s Bazar i cili strehon shumë refugjatë muslimanë të Arakanit.

Në rajon janë përgatitur rreth 1.500 strehimore të përkohshme për shkak të ciklonit i cili përparon drejt Bangladeshit me një shpejtësi prej 160 kilometrash në orë. Në një deklaratë nga Marina e Bangladeshit u njoftua se për punimet e kërkim-shpëtimit janë vendosur në gatishmëri 21 anije, avionë dhe helikopterë të patrullimit detar.

Autoritetet thanë se shirat intensivë mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu në Chattogram, Cox’s Bazar dhe zonat malore përreth.

Organizatat e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatat e ndihmës vullnetare në Bangladesh theksuan se në kampin Cox’s Bazar ku jetojnë refugjatët muslimanë të Arakanit kanë dërguar tonelata ndihma të ushqimeve të thata dhe se ekipet e ndihmës urgjente dhe ambulancat janë vënë në gatishmëri në rajon.

Për shkak të ciklonit “Mocha” në Bangladesh dhe në Mianmar ishte njoftuar se qindra mijëra persona në zonat bregdetare do të evakuohen. Derisa vazhdojnë përgatitjet për evakuim, iu bë thirrje popullatës të qëndrojë larg nga zonat bregdetare.

Parashikohet se mund të arrijë në 500 mijë numri i personave të cilët mund të evakuohen në Bangladesh.

Rajendra Kumar Jenamani nga Departamenti Meteorologjik i Indisë tha se në veri të Oqeanit Indian cikloni do të shihet për herë të parë këtë vit. “Cikloni është i fuqishëm dhe ka mundësi të prekë miliona njerëz në Mianmar dhe Bangladesh”, tha ai.

Teksa stuhitë tropikale vërehen shpesh në këtë kohë të vitit në Gjirin e Bengalit, cikloni që goditi Odisha-n në vitin 1999 me shpejtësi prej 260 kilometrash në orë shkaktoi vdekjen e rreth 10 mijë personave.

Related posts

Udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë dhe Palestinës, takim trepalësh për të diskutuar çështjet rajonale

rezart morina

Izraeli kërkon evakuimin e spitalit Al-Shifa në Gaza

rezart morina

Mjekët pa Kufij: Njerëzit që jetojnë në Rafah janë të privuar nga nevojat elementare

rezart morina