RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestojnë 8 palestinezë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-arrestojne-8-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite, gjatë bastisjeve të kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor nën pushtim arrestuan 8 palestinezë, përfshirë edhe dy drejtues të Hamasit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, forcat izraelite kryen bastisje në rajonet Jericho, Betlehem, Tulkarm dhe Tubas.

Pas bastisjeve të kryera në Tubas, u arrestuan drejtuesit e Hamasit, Fazi Savafta dhe Nadir Savafta.

Ndërkohë, forcat izraelite ndërhynë me plumba të vërtetë dhe gome si dhe me gaz lotsjellës ndaj palestinezëve që reaguan ndaj arrestimeve.

Lidhur me ngjarjet e shënuara nuk është ndarë informacion për të plagosur.

Në anën tjetër mësohet se ushtarët izraelitë kanë arrestuar edhe 3 palestinezë në Betlehem, 2 në Jericho dhe 1 në Tulkarm.

Forcat izraelite shpeshherë kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas burimeve palestineze në burgjet izraelite ndodhen rreth 4.500 palestinezë. /aa

Related posts

Ha’masi pas deklaratës së Biden: Progresi i ar’mëpushimit në Ga’za është një iluzion

admin

Kurti: Mësimdhënësit do të vlerësohen sipas performancës dhe përgatitjes profesionale

admin

Kishte kthyer banesën e tij një laborator droge, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali. I sekuestrohen paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal

admin