RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

Cila janë disa gjëra që pengojnë lutjet të pranohen?

cila-jane-disa-gjera-qe-pengojne-lutjet-te-pranohen?

Pengesat e pranimit të lutjes:

› Ngrënia, pirja dhe veshja haram. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Dijeni se Allahu është i Mirë dhe nuk pranon përveç se veprën e mirë. Allahu i urdhëroi besimtarët me atë që i urdhëroi të Dërguarit, “O të dërguar! Hani nga të lejuarat dhe bëni vepra të mira” Muminun 51, dhe: “O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë” Bekare 172. Pastaj përmend një burrë i cili ka udhëtuar gjatë në shkretëtirë me flokë të shprishura, i pluhurosur, i cili i kthen duart kah qielli e thotë: “O Zot, o Zot!” (kërkon ta shpëtojë nga gjendja e vështirë, e këputur), por që ushqimi i tij është haram, pija e tij është haram, veshja e tij është haram, atëherë si t’i përgjigjet Allahu atij?

› Kur lutja bëhet për të bërë një mëkat, apo për t’u shkëputur lidhjet farefisnore, apo ngutja në përgjigje. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu vazhdimisht i përgjigjet lutjes së robit të Tij, përderisa nuk lutet për diçka që është mëkat, apo për të shkëputur lidhjet me faresifin, apo nuk ngutet për të marrë përgjigjen.” E kanë pyetur se çfarë do të thotë kjo dhe ka thënë: “Thotë: “E luta Allahun, e luta Allahun, por nuk më përgjigjet!”

 Mosurdhërimi në të mirë dhe mosndalimi në të keqe. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im! Do të urdhëroni për të mira dhe do të ndaloni prej të këqijave, ose përndryshe shumë shpejt mund t’iu vijë dënim prej Allahut, e pastaj ju do ta lutni Allahun e Ai nuk do t’iu përgjigjet lutjeve!”

› Mëkatet. Nëse umeti islam nuk urdhërojnë në të mirë dhe nuk ndalojnë nga e keqja, atëherë shtohen mëkatet dhe kjo është pastaj prej pengesave për pranimin e lutjes. Dijetarët kanë thënë: “Si të shpresojmë që lutjet tona të marrin përgjigje ndërkohë që ne ua kemi mbyllur rrugën me mëkate?!” Mëkatet janë prej pengesave kryesore për pranimin e lutjeve.

 

/Hoxhë Lulzim Perçuku – udhezimi.com/

Related posts

A e shohin engjëjt Allahun në këtë botë?

rezart morina

Kur hyn në fuqi ndalesa për çethje të flokëve dhe prerje të thonjëve në muajin Dhul Hixhe?

admin

A të japim sadaka kur kemi shumë borxhe?

rezart morina