RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Clark: Shpresoj që do të vazhdoni t’i forconi lidhjet me ShBA-në dhe ta shihni atë si mike të mrekullueshme

clark:-shpresoj-qe-do-te-vazhdoni-t’i-forconi-lidhjet-me-shba-ne-dhe-ta-shihni-ate-si-mike-te-mrekullueshme

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, është nderuar sot në Prishtinë me dekoratën “Dr.Ibrahim Rugova” nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për rolin e tij në çlirimin e Kosovës.

Clark pas dekoratës në një fjalë rasti ka folur për kohën kur udhëhoqi bombardimet e NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Ai tha se një rol të jashtëzakonshëm e kishte luajtur LDK-ja.

“Mendoj se suksesi i intervenimit të NATO-s në dallim me vendet tjera ku ka intervenuar është se në Kosovë funksiononte LDK”, tha Clark.

Ai ka theksuar se populli i Kosovës ka kaluar një periudhë të vështirë gjatë luftës së fundit.

“Faleminderit shumë Lidhja Demokratike e Kosovës, sa herë që kthehem këtu, befasohem me progresin që është bërë. Shpresoj që do të vazhdoni t’i forconi lidhjet me ShBA-në dhe ta shihni atë si mike të mrekullueshme. Ne jemi krenarë me ju, për përparimin që keni bërë, për shembullin që keni treguar”, ka deklaruar gjenerali Clark.

Wesley Clark shërbeu si Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë i NATO-s nga viti 1997 deri në vitin 2000, duke komanduar Operacionin e Forcave Aleate gjatë luftës në Kosovë.

Ai kaloi 34 vjet në ushtrinë amerikane, duke marrë shumë dekorata ushtarake, disa tituj nderi dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë./

Related posts

Kurti tregohet i ashpër me SBASHK-un, i quan sindikalistë të PAN-it

admin

Robinson: SHBA-të janë këtu për t’ju mbështetur, për një Kosovë më të fortë e më transparente

admin6

Erdoğan dënon su’lmet e Iz’raelit në Ga’za, i përshkruan ato si “ma’sakër” të civilëve

admin6