RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Çmimet e reja të derivateve, nafta bie për 5 centë

cmimet-e-reja-te-derivateve,-nafta-bie-per-5-cente

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për 6 gusht.

Për dallim nga dita e djeshme, për 5 centë ka rënë çmimi i naftës dhe i benzinës në Kosovë të enjten.

Sipas vendimit të MINT-it të 3 korrik-ut, çmimet maksimale të lejuara janë:

Nafta (dizel): 1.72 euro për litër

Benzina: 1.45 euro për litër

Gazi: 0.60 euro për litër

MINT-i njofton se këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Ndërkaq, qytetarët që kanë ankesa lidhur me çmimet ose zbatimin e vendimit mund t’i adresojnë ato në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.

Related posts

Çfarë dihet deri tani për shpërthimet e pager-eve në Liban

Muhamet Ramadani

“Zonjën Daniels e kam parë në katin e 26-të të Kullës Trump, ku gjendet zyra e tij”- Zbardhen dëshmitë në gjyq, botuesi: Si përpoqa ta ndihmoja ish-Presidentin të fitonte zgjedhjet në vitin 2016

admin

Krerët shtetërorë të rajonit mesazhe urimi me rastin e Fitër Bajramit

Muhamet Ramadani