RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive të Legjislaturës së 11-të

kuvendi-i-kosoves-mban-sot-seancen-konstituive-te-legjislatures-se-11-te

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të, me fillim nga ora 10:00, në sallën plenare.

Sipas rendit të ditës, fillimisht do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Pas verifikimit të mandateve, deputetët do të japin betimin, duke i hapur rrugë procedurës për konstituimin e legjislaturës së re.

Në vazhdim të seancës pritet të zhvillohet procedura për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Related posts

Aktivistja amerikano-hebreje thirrje për t’i dhënë fund mbështetjes amerikane për Iz’raelin

Muhamet Ramadani

Tjetër akuzë ndaj themeluesit të “Telegram”, Pavel Durov nën hetim për dhunë ndaj djalit të tij në Francë

admin

Ligji për Paga pritet të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, deponohet kërkesa tek Avokati i Popullit

admin