RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Çmimet maksimale të derivateve për sot

cmimet-maksimale-te-derivateve-per-sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun vendor për ditën e sotme, 23 qershor.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.38 euro për litër, duke shënuar një ulje prej 1 cent krahasuar me dy ditët e kaluara, kur shitej me 1.39 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 1.33 euro për litër, njësoj si në dy ditët e fundit.

Po ashtu, edhe çmimi i gazit vazhdon të jetë 0.67 euro për litër, pa ndryshime nga ditët paraprake.

Sipas MINT-it, këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Related posts

Trump: SHBA-ja dhe Izraeli nuk janë dakord “100 për qind” për Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Sveçla: Aktorë shtetërore e joshtetërorë të Serbisë dhe Rusisë kanë hyrë brenda territorit të Kosovës

admin

Katër vjet nga pushtimi rus në Ukrainë, përpjekjet për arritjen e marrëveshjes së paqes dhe roli i Presidentit Trump

admin