RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Deputetja finlandeze kërkon integrimin e Kosovës në organizatat evropiane

deputetja-finlandeze-kerkon-integrimin-e-kosoves-ne-organizatat-evropiane

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani.

Tuppurainen, në një postim në “X” ka shkruar se Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.

Ajo më tej ka theksuar se nuk duhet të ketë parakushte shtesë për anëtarësim.

“Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut në një shoqëri multietnike dhe bashkëpunim të bazuar në rregulla. Nuk duhet të ketë parakushte shtesë! Është koha për të vepruar. Takimi i shkëlqyer me presidenten Vjosa Osmani”, ka shkruar Tuppurainen.

Po ashtu deputetja finlandeze ka takuar edhe Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Në takimin me Bislimin ajo ka thënë se Kosova i përket familjes evropiane.

Related posts

Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

admin

Hapet konkursi për 229 vende për specializantë

admin

Ministri i Jashtëm turk takohet me kreun e Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës

admin